Site icon Telegrafi

Mediat turke shkruajnë për deklaratën e Veselit: Kosova duhet larguar nga Turqia

Deklarata e kandidatit për kryetar të PDK-së, njëherësh kryeparlamentarit Kadri Veseli, i cili tha mbrëmë në emisionin “Zona e Debatit” në Klan Kosova se vendi ynë duhet të jetë më shumë i fokusuar të lidhet edhe me Evropën dhe Amerikën e në këtë mënyrë të largohet nga Turqia është bërë lajm edhe në mediat turke.

“Asgjë nuk duhet të bëjmë më shumë sesa atë që ka bërë shteti i Izraelit.  Kemi ngjashmëri me Izraelin. Jemi pak dhe çdo njeri që na ik është e rëndë për neve si drejtues të shtetit”.

“Orientimi i Kosovës, sipas Veselit është SHBA-ja dhe Evropa, kjo nuk është mënyra e vetme për sa i përket tërheqjes së investimeve në aspektin e funksionimit shoqëror”, citon portali turk kosovahaber deklaratën e pretendentit për postin e të parit të PDK-së  dhënë në “Zonën e Debatit”.

Po ashtu ky medium turk në shkrimin e saj përmend edhe fjalët e Veselit kur thotë se ndërmjet Turqisë dhe Evropës, Kosova e zgjedh këtë të fundit, transmeton gazetaexpress.

Exit mobile version