Site icon Telegrafi

Mediat turke raportojnë se ka vdekur Fethullah Gulen

Lideri i lëvizjes FETO, Fethullah Gulen, për të cilin Ankaraja thotë se ishte pas një grushti të dështuar të shtetit në vitin 2016, ka vdekur në Shtetet e Bashkuara.

Kështu siç raporton Reuters, përcjell Telegrafi, kanë thënë media turke dhe një faqe interneti e lidhur me Gulen të hënën.

Ai ishte 83 vjeç.

Gylen ndërtoi një lëvizje të fuqishme islamike në Turqi dhe më gjerë, por i kaloi vitet e tij të mëvonshme i akuzuar për orkestrimin e një tentative grusht shteti kundër liderit turk Recep Tayyip Erdogan, akuza të cilat ai i mohoi.

Herkul, një faqe interneti që publikon predikimet e Gylenit, tha në llogarinë e saj në X se Gulen kishte vdekur të dielën në mbrëmje në një spital ku po trajtohej.

Guleni ishte dikur aleat i Erdoganit, por ata u bënë kundërshtarë dhe Erdogan e konsideroi atë përgjegjës për tentativën për grusht shteti të vitit 2016.

Rreth 250 njerëz u vranë në përpjekje për të marrë pushtetin.

Gylen kishte jetuar në mërgim të vetë-imponuar në Shtetet e Bashkuara që nga viti 1999. /Telegrafi/

Exit mobile version