Site icon Telegrafi

Mediat turke raportojnë se Fenerbahce ka bërë ofertë për ta rikthyer Muriqin në Stamboll

Vedat Muriqi mund të rikthehet në futbollit turk vetëm pas një viti e gjysmë të kaluar te Lazio.

Sulmuesi prizrenas iu bashkua me shumë bujë Lazios, por pa arritur të tregojë vlerat e tij në futbollin italian.

Viti i parë ishte i vështirë për prizrenasin, por Lazio vendosi ta mbante në skuadër për t’i dhënë një tjetër mundësi.

Megjithatë edhe këtë edicion kosovari ka hasur në vështirësi dhe nuk ka arritur të lë gjurmë.

Kanë kaluar katër ndeshje, kur Muriqi nuk ka luajtur asnjë minutë për Lazion, teksa këtë edicion është paraqitur në vetëm 198 minuta në tetë takime.

Gazeta e madhe turke Fanatik ka shkruar se tani Fenerbahce ka bërë një ofertë në drejtim të Lazios për t’i marrë shërbimet e Muriqit.

Edhe pse shifrat nuk janë bërë të ditura, besohet se Muriqi mund t’i bashkohet Fenerit si huazim me të drejtë blerje në verë.

Kujtojmë që Lazio e kishte blerë reprezentuesin e Kosovës në verën e vitit 2020 për 20 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version