Telegrafi

Mediat turke: Prezantimi i Vedat Muriqit, më kreativi deri më tani te Fenerbahce

Vedat Muriqi tashmë është bërë lojtari më i ri i skuadrës turke të Fernbahçes.

Reprezentuesi i Kosovës ka arritur marrëveshje katërvjeçare me klubin e dytë më trofeshëm të Turqisë, ku do të paguhet dy milionë euro në vit.

Futbollisti ka pasur një prezantim të jashtëzakonshëm te skuadra e ‘kanarinave të verdha’, e cila gjë ka bërë jehonë të madhe.

Në fakt, prizrenasi prezanton vetveten në formën e moderatorëve të lajmeve dhe kjo ishte hera e parë një gjë e tillë që ndodh.

Mediat turke kanë shkruar se ky ishte prezantimi më kreativ deri më tani i një lojtari të huaj te verdhekaltërve.

Theksojmë se për këtë lëvizje ekipi stambollas ka ndarë katër milionë euro si dhe do të lejojë që katër futbollistë të shkojnë në drejtim të Rizesporit.

Ndryshe, 25-vjeçari në sezonin e kaluar ka realizuar 17 gola dhe ka pasur tetë asistime në të gjitha garat. /Telegrafi/