Site icon Telegrafi

Mediat turke për Majlinda Kelmendin: Xhudistja e Galatasarayt fiton medalje të artë në Rio

Në Lojërat Olimpike të Rios, xhudistja e Galatasarayt ka shkruar emrin e saj me shkronja të arta.

Kështu raportojnë mediat turke me rastin e fitimit të medaljes së artë në Rio të Majlinda Kelmendit.

Në fakt, televizioni më i madh sportiv, NTV Spor, raporton për suksesin e arritur të Kosovës në Rio duke kujtuar se ajo është pjesë e gjigantit turk, Galatasaryt, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Ja sa para do të fitojë Majlinda Kelmendi nga shteti i Kosovës pas fitores së madhe në Rio 2016

Ky medium më tej shkruan se Majlinda triumfoi në kategorinë 52 kilogram kundër italianes, Giufridda Odetti.

Gjithashtu raporton se Majlinda kishte garuar katër vite më parë për Shqipërinë, por pas pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në atë Ndërkombëtar në vitin 2012, ajo tashmë mbron ngjyrat e vendit të vetë, Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version