Site icon Telegrafi

Mediat spanjolle e konfirmojnë, ideja për të futur Joselun në lojë kundër Bayernit nuk ishte e Ancelottit

Në një mbrëmje ku tifozët e Real Madridit ishin gati të dorëzonin shpresat për avancimin e mëtejshëm në Ligën e Kampionëve, një moment i papritur e ndryshoi rrjedhën e gjithçkaje.

Joselu, me një dygolësh të pabesueshëm, arriti të përmbysë rezultatin dhe t’i dhuronte Los Blancos arsye për të festuar.

Pas ndeshjes, lavdërimet iu drejtuan Carlo Ancelottit për vendimin e mprehtë të bërë zëvendësimin në minutën e 81-të që solli kthesën e ndeshjes.

Lexo po ashtu Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Megjithatë, zbulohet se ideja për të futur sulmuesin spanjoll nuk ishte e trajnerit italian, por e zëvendësit tdhe djali i tij, Davide Ancelotti.

Në një reportazh të “Movistar+” dhe duke analizuar videot e transmetuesit, momenti kur Carlo Ancelotti, me një shikim të frustruar, i kthehet stafit të tij, Davide ndërhyn duke bërtitur instruksionin e vendimtar: “Joselu, hajde”.

Sjellja e Davide Ancelottit solli si rezultat hyrjen në lojë të Joselut, i cili shkroi historinë dhe i siguroi Real Madridit vendin në finale të Ligës së Kampionëve.

Ky moment ka treguar se futbolli jo rrallë herë është i mbushur me befasi dhe se ndonjëherë, ndërhyrjet e stafit anësor kanë një ndikim të madh në rezultatin e një ndeshjeje. /Telegrafi/

Exit mobile version