Telegrafi

Mediat shqiptare: Një 29-vjeçar nga Kosova nxirret i vdekur nga rrënojat e hotelit të shembur

Ky lajm është konfirmuar nga forcat zjarrfikëse, po ashtu është bërë e ditur se edhe vëllai i tij është nën rrënoja dhe po punohet që të nxirret edhe ai, raporton news24.

Nga tërmeti që ka goditur Shqipërinë deri më tash janë konfirmuar 16 viktima, në një nga tërmetet më të fuqishme që ka goditur vendin në dekadat e fundit.

Siç shihet në video, duket vetëm dora e një prej viktimave të tërmetit.

Një nga punonjësit e zjarrfikësve tha në një lidhje telefonike për “News24” se trupi i pajetë është nxjerrë nga rrënojat dhe i përket një 24-vjeçari nga Kosova.

Ndërkohë, sipas zjarrfikësit, mendohet se nën rrënoja është edhe trupi i vëllait të viktimës.