Mediat serbe kanë raportuar për arritjen e tifozëve anglezë në Prishtinë para ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Anglisë.
Sipas mediave të atjeshme, ata kanë arritur në vendin tonë të shtunën mbrëma dhe kanë qëndruar gjatë natës nëpër kafenetë e kryeqytetit.
Porse, raportimi i tyre është fokusuar te një video që ka qarkulluar në rrjetet sociale, ku shihen tifozët anglezë duke kënduar: “F*** Serbia”.
Engleski navijaci vrijeđaju Srbe pic.twitter.com/X1prlrz5iu
— SportTime (@SportTi43915378) November 17, 2019
Telegraf.rs shkruan se anglezët janë pritur miqësisht në Prishtinë me flamuj dhe banerë mbështetës sidomos për Raheem Sterlingun, i cili më herët është abuzuar në baza racore.
Kujtojmë që Anglia tashmë e ka siguruar kualifikimin në ‘Euro 2020’, derisa Kosova do ta kërkojë pjesëmarrjen në Kampionatin e ardhshëm Evropian përmes barazhit në Ligën e Kombeve. /Telegrafi/