Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi (2-0) ishte një rast i shkëlqyer që tifozët në Prishtinë të tregonin se kë e pëlqejnë më së shumti. Vedat Muriqi është yll i futbollit atje, ndërsa këtë e dëshmoi edhe koreografia speciale dedikuar atij.
Kështu e nis shkrimin blic.rs për sulmuesin e Fenerbahces duke vazhduar se ai është idhull i shumëkujt në Kosovë, prandaj edhe nuk është habi që e shfaqën në atë mënyrë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
“Besa Besë!” ishte mbishkrimin i asaj fotografie që është edhe kënga të cilën e interpretojnë Dardanët në ndeshjet e Kosovës.
Në artikullin e mëtejmë tregohet se Muriqi ka lindur në Prizren dhe ka nënshtetësi të trefishtë. Krahas Kosovës, ai është edhe shtetas i Turqisë dhe Shqipërisë.
Portieri legjendar turk, Rustu Recber, e ka etiketuar Muriqin si një qendërsulmues ideal, i cili e shfrytëzon shpejtësinë për të qenë në situata të përsosura në terren, dominon në duelet në ajër dhe njëherësh përfshihet në lojën ekipore.
Kur goli i Vedat Muriqit🇽🇰💪 vë në trans gjithë stadiumin Fadil Vokrri🔥🔥🔥@MuriqiVedat #EURO2020 @kosovanfooty_EN pic.twitter.com/44OlZSizM7
— NOC KOSOVO 🥇🥇🥇 (@NOCKOSOVO) October 15, 2019
Me fanellën e Kosovës, ai ka shënuar shtatë gola në 22 paraqitje deri më tani, ndërsa golat kundër Malit të Zi, Anglisë dhe Republikës Çeke e kanë bërë atë një idhull te tifozët e Përfaqësueses.
Më tej gjatë artikullit thuhet se ai ka mundur të zgjedhë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, por në këtë aspekt nuk ka pasur dilema se kë të zgjidhte. /Telegrafi/
https://youtu.be/_EByZYJCPIU