Deklarata e Daut Haradinajt dhënë për “Infobox” të RTV Dukagjini, se nëse vjen deri te ekstradimi i Ramushit mund të shpërthej lufta, ka alarmuar mediat në Serbi.
“Mund të na fusin në luftë, asgjë tjetër. Për të tjerët nuk e di, por për veten po. Nëse gabojnë dhe e bëjnë një gjë të tillë (ekstradojnë Ramushin) duhet të jenë të gatshëm për tema serioze. Nëse e duan e Kosovën pa serbë, atëherë le të bëjnë hajgare”, ka deklaruar Daut Haradinaj, transmeton Telegrafi.
Ramush Haradinaj pritet që më 27 prill të paraqitet në Gjykatën e Colmarit në Francë, ndërsa ky vendim po pritet me padurim edhe nga mediat serbe të cilët vazhdimisht po propagandojnë. /Telegrafi/