Medaljen e parë të shtetit të Kosovës në Lojërat Olimpike e ka siguruar Majlinda Kelmendi, xhudistja e artë – nis shkrimin Blic.rs për triumfin e krenarisë së sportit tonë.
Ajo konsiderohej favorite, ndërsa në kategorinë deri në 52 kilogramë, në gjysmëfinale e mposhti japonezen Misato Nakamura. Për medaljen më të rëndësishme ajo u ndesh me italianen Odette Giuffrida.
Majlinda e mbajti flamurin e Kosovës në hapjen e lojërave Olimpike – thuhet më tej.
“Medalja e parë për Kosovën, edhe atë e artë” – është titulli i B92.
Xhudistja Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë dhe në këtë mënyrë ka sjellë suksesin historik të Kosovën, shkruan tutje. /Telegrafi/