Site icon Telegrafi

Mediat serbe: Ivanov dhe Vuçiq janë marrë vesh për agjentin serb Zhivaljeviq

Sipas mediumeve serbe, presidentët e Maqedonisë dhe Serbisë, Gjorge Ivanov dhe Aleksandar Vuçiq, në mbledhjen e liderëve të Ballkanit në Brdo, janë marrë vesh që praninë e agjentit serb Goran Zhivaljeviq në Kuvendin e Maqedonisë natën kur u slumuan deputetët, ta lënë ta zgjidhin “shërbimet” e dy vendeve, ndërsa kanë pasur diskutime edhe me presidentët e Shqipërisë dhe Kkosovës, Bujar Nishani dhe Hashim Thaçi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Ivanov dhe Vuçiq kundër Nishanit dhe Thaçit

“B92” shkruan se Vuçiq vetë ka treguar se me Ivanovin kanë shkëmbyer fjalë të ashpra me presidentët e Shqipërisë dhe Kosovës.

Temë e diskutimit të katër presidentëve kanë qenë Shqipëria e Madhe dhe ndërhyrja e shteteve në punët e brendshme të shteteve tjera./Telegrafi/

Exit mobile version