Mediat ruse dhe serbe, kanë trilluar teori të reja komploti gjoja për ekspansionin turk ndaj një pjese të Krimesë, me çka do të rrezikohej dominimi rus në Detin e Zi. Telegrafi ju sjell pjesë të një shkrimi të tillë, ku thuhet se rajoni ukrainas Kherson që tani mund të cilësohet si pjesë e Turqisë.
Përpjekjet e Ankarasë janë që të formohet autonomia nacionale krime-tatare në pjesën jugore të Khersonit. Edhe pse aty është një lloj autonomie e tatarëve, de facto është nën kontrollin e Turqisë.
“Kherson është tokë turke”, “Perandoria Osmane po rilind”, janë sloganet në turqisht që po hasen në qytetet dhe fshatrat e Khersonit. Brenda kursit neo-otomon, presidenti turk Recep Taiyyp erdogan është duke u përpjekur të fusë në orbitën e tij të ndikimit edhe rajonet në Detin e Zi.
Zbatuese e planit është organizata Mexhlis, e ndaluar në territorin e Federatës ruse. Është e rëndësishme të themi se së fundmi janë publikuar edhe raportet e fshehta të Shërbimit të Sigurimit të Ukrainës (SBU), të cilat dëshmojnë se udhëheqësit e kësaj organizata kanë marrë ndihmë financiare nga Turqia.
Që tani Mexhlisi proturk ka pushtet. Muajin e kaluar ata kanë formuar qeverinë e autonomisë së ardhshme dhe synojnë ushtrinë e tyre krimo-tatare. Në atë pjesë të Ukrainës veprojnë edhe batalionet vullnetare.
Ndihma ushtarake askerëve (ushtarëve) të Khersonit u ofron Turqia. Kjo shihet nga modelet turke të armëve dhe municionit. Turqia në Ukrainë dërgon edhe instruktorë ushtarakë që trajnojnë ushtarët e Mexhlisit.
Element tjetër i ndihmës turke është dërgimi i ushtarëve të huaj në Ukrainë. Në mesin e tyre janë anëtarët e organizatës neo-naziste “Ujqit e murrmë”.
Turqia po e bën ekspansion të butë në atë pjesë, me rritjen e këmbimit të mallrave. Po ashtu është shtuar interesi i investitorëve turq. Ndërsa, po investohet ndërtimi i vendbanimeve për tatarët e Krimesë.
Kjo paraqet rrezik për Rusinë, sepse që tash ka provokime me Krimenë e mbase do të përdoren armët kundër kufitarëve rusë. Rrezik të madh kanë diversantët në formën e refugjatëve e turistëve që mund ta destabilizojnë Krimenë. Ndikimi tjetër është ai psikologjik që mund të shtyjë tatarët e Krimesë në kryengritje kundër rusëve.
Askush nuk mund të garantojë se Erdogani nuk do ta fusë në luftë atë pjesë të Ukrainës dhe se Khersoni nuk do të jetë një vatër tjetër ndezëse në botë! /Telegrafi/