Site icon Telegrafi

Mediat serbe: E kujt është Trepça? Ajo vlen 100 miliardë euro (Video)

Mediat serbe shkruajnë se Kosova e mori Trepçën, kurse palës serbe i mbetet që tash të luftojë që t’i mbajë minierat e pasura të këtij gjiganti.

Përmes një videoje të shkurtër portali serb Telegraf.rs, shtron pyetjen: E kujt është Trepça? Videoreportazhi përshkruan me disa fjali historikun e Trepçës.

Aty thuhet se eksploatimin e parë në minierat e Trepçës e filluan romakët, pastaj e vazhduan serbët, kurse eksploatimi i minierës pushon gjatë kohës së pushtimit turk.

Lexo po ashtu E pranon Vuçiq: Serbia e pafuqishme për Trepçën, jemi të vegjël!

Portali serb thotë se Nikolla Pashiqi e fitoi koncesionin për të gjitha minierat, pas luftërave ballkanike, transmeton Telegrafi.

Më pastaj Konsorciumi Britanik “Selection trust LTD” e blen koncesionin nga Pashiqi dhe fillon hulumtimet për mineralet në Trepçë. Më 10 tetor 1939 hapet miniera në pronësi të britanikëve.

Lexo po ashtu Prishtina i konsideron të kota reagimet e Beogradit për Trepçën

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1945, sipas portalit serb, komunistët e nacionalizojnë Trepçën dhe pasuria e saj kalon në pronësi të Krahinës Autonome të Kosovës.

Në vitin 1989 Serbia suprimon autonominë e Kosovës dhe Trepça kalon në pronësi të Serbisë.

Portali serb shkruan se me atë status Trepça vazhdon të jetë edhe pas vitit 1999, duke potencuar se miniera është e pasur me minerale, por nuk punon me kapacitete të plota.

Sipas këtij portali pasuria e përgjithshme e Trepçës vlerësohet të jetë 100 miliardë euro, shkruan portali serb. /Telegrafi/

Exit mobile version