Robert Lewandowski do të largohet nga Bayern Munich dhe Real Madridi mbetet klubi që është më afër polakut.
Madje mediat polake e bëjnë të kryer punën duke shkruar se klubi ‘mbretëror’ ka bërë gati edhe ofertën
Sipas ueb faqes polake “Przeglad Sportoëy”, Real Madridi ka bërë gati 150 milionë euro për ta bindur Bayern Munichun që në qershor.
Lewandowski pritet të largohet nga Allianz Arena këtë verë dhe duke e parë moshën e tij, kontrata me Real Madridin e ka joshur tej mase.
Sulmuesi polak së fundmi është ndarë dhe me menaxherin e tij Cezary Kucharski, me të cilin ishte i lidhur në 10 vitet e fundit.
Ai tashmë është nën kontratë me Pini Zahavin, i cili njihet si njëri prej ndërmjetësve më të fortë në botën e futbollit.
Zahavi punon më së shumti me klubin e Chelseat, por së fundi ai e ka kryer edhe transferimin e Neymarit nga Barcelona te PSG. /Telegrafi/