Telegrafi

Mediat në Maqedoni të ofrojnë më shumë programe me përmbajtje të mjedisit jetësor

Agjencia për shërbime mediale audio dhe audiovizuele (ASHMAA) duhet që t’i nxitë radioshpërndarësit që të emitojnë më shumë përmbajtje në sferën e mjedisit jetësor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Edhe Qeveria duhet të imponojë kritere përmbajtësore ekologjike, kurse Radio Televizioni i Maqedonisë të ofrojë më shumë hapësirë nga programi i saj për tema të sferës së mjedisit jetësor.

Këto janë përfundimet e konferencës përmbyllëse ”Zhvillimi i Gazetarisë Hulumtuese Ekologjike”, organizuar nga CED Florozon, mbështetur nga fondet e BE-së./Telegrafi/