Është duke u raportuar se Interi e ka transferuar Alexis Sanchezin si transferim të lirë nga Manchester United.
Nerazzurët e kishin në huazim për një edicion anësorin kilian, por ishin të vendosur që të mbyllnin transferimin përfundimisht.
Skuadra italiane ka arritur marrëveshjen me Sanchezin që paga e tij vjetor të jetë shtatë milionë euro, derisa kontrata e Djajtë e Kuq është shkëputur me marrëveshje të dyanshme.
Manchester United do t’i shpëtojë 60 milionë euro nga kiliani shkaku i pagës së tij të lartë që e kishte në Old Trafford.
Interi nuk ka pse t’i paguajë tashmë 15 milionë euro për transferimin e lojtarit dhe që të tria palët janë ndarë të kënaqura. /Telegrafi/