Telegrafi

Mediat në Itali raportojnë se Buffon po rikthehet te Juventusi

Gianluigi Buffon (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Mund të ju duket se një lajm befasues, mirëpo Gianluigi Buffon mund të rikthehet të luajë sërish për Juventusin në këtë afat kalimtar.

Portieri italian është aktualisht i lirë, pasi kontrata njëvjeçare me Paris Saint-Germainin ka skaduar, andaj po kërkon një aventurë të re.

Sipas gazetarit italian, Gianluca Di Marzio, Buffon mund të rikthehet te Zonja e Vjetër si një mbështetës për Wojciech Szczesny.

Gianluigi Buffon (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

41-vjeçari kaloi 17 vite në Torino, para se t’i bashkohej PSG-së për një kontratë njëvjeçare, ndërsa tani është shumë afër të rikthehet te kampionët e Serie A.

Lexo po ashtu Porto në bisedime të avancuara me Buffonin

Ëndrra e legjendës së Italisë vazhdon të jetë triumfi në Ligën e Kampionëve, pasi deri më tani ka arritur dy herë në finale të garës më të madhe për klube në Evropë.

Buffon thuhet se do të nënshkruajë kontratë njëvjeçare me Juventusin, e që më pas do të përshëndetet nga futbolli. /Telegrafi/