Mund të ju duket se një lajm befasues, mirëpo Gianluigi Buffon mund të rikthehet të luajë sërish për Juventusin në këtë afat kalimtar.
Portieri italian është aktualisht i lirë, pasi kontrata njëvjeçare me Paris Saint-Germainin ka skaduar, andaj po kërkon një aventurë të re.
Sipas gazetarit italian, Gianluca Di Marzio, Buffon mund të rikthehet te Zonja e Vjetër si një mbështetës për Wojciech Szczesny.
41-vjeçari kaloi 17 vite në Torino, para se t’i bashkohej PSG-së për një kontratë njëvjeçare, ndërsa tani është shumë afër të rikthehet te kampionët e Serie A.
Ëndrra e legjendës së Italisë vazhdon të jetë triumfi në Ligën e Kampionëve, pasi deri më tani ka arritur dy herë në finale të garës më të madhe për klube në Evropë.
Buffon thuhet se do të nënshkruajë kontratë njëvjeçare me Juventusin, e që më pas do të përshëndetet nga futbolli. /Telegrafi/