Telegrafi

Mediat në Egjipt raportojnë se Salah nuk luan ndaj Barcelonës

Lëndimi i Mohamed Salah (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Liverpooli ka marrë një lajm aspak të mirë para ndeshjes së dytë ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Mohamed Salah pësoi lëndim në fitoren ndaj Newcastle United (3-2) në fundjavën që shkoi, duke u detyruar që të largohet nga fusha në pjesën e dytë.

Mediat në Egjipt bëjnë me dije se ylli i skuadrës angleze me shumë gjasë nuk do të luajë ndaj Barcelonës.

Mohamed Salah (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Yalla Koura raporton se Salah nuk do të mund të luajë në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi lëndimi i tij duket më serioz se sa dukej në fillim.

Nga ana tjetër, Jurgen Klopp është shprehur tejet optimist se egjiptiani mund të luajë ndaj katalunasve, gjersa ndeshja e parë ka përfunduar 3-0 në të mirë të këtyre të fundit. /Telegrafi/