Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, ka shumë vite që ka braktisur Kosovën dhe është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo atje ka krijuar familjen e saj, dhe ka publikuar disa projekte muzikore në gjohën angleze për tregun muzikor atje.
Si rrjedhojë, fitimet e saj vijnë nga aktivitetet që ajo tashmë zhvillon atje, pasi prej shumë vitesh nuk është pjesë aktive e tregut të muzikës.
Ndërkohë, faqja Trending Celebs Now, e cila merret me informacionet rreth personazheve VIP në Amerikë, ka raportuar për të hyrat vjetore të këngëtares shqiptare, duke cekur se ajo ka të hyra vjetore nga një deri në pesë milionë dolarë.
“Sipas Trending Celebs Now, vlera e vlerësuar neto e rrogës, pagës, të ardhurave, veturave, mënyrës së jetesës dhe shumë më shumë detaje të Lindita Halimit janë aktualizuar me këtë shumë të hyrash. Sa e pasur është Lindita Halimi në vitin 2020?”, shkruan ky portal.
Edhe vet Lindës duket t’i ketë bërë përshtypje ky raportim, e cila ka publikuar në InstaStory pjesën ku adresohen shumat marramendëse si të ardhura të saj.
“Nëse nuk janë para, atëherë numrat e gabuar”, ka shkruar me shaka këngëtarja me prejardhje nga Vitia, e cila nuk ka definuar saktë se sa në të vërtetë janë të hyrat e saj vjetore. /Telegrafi/