Kompania “Formon” në Prishtinë është duke ndërtuar ventilatorë me pajisjet e printerëve 3D, për të ndihmuar pacientët me coronavirus.
Me më shumë se gjysmën e pjesëve të prodhuara nga printerët 3D, modeli synon të automatizojë funksionimin e maskave BVM (maskë valvulash me qese), në një mënyrë që nuk do të kushtojë shumë.
“Mendoj që ka ardhur koha të bëhemi kreativë, dhe të punojmë shumë në mënyrë që t’i ndihmojmë punonjësit shëndetësorë, që gjenden në vijën e parë të frontit”, ka thënë Rron Cena, themelues i kompanisë, përcjell Telegrafi.
Ndryshe deri më tani në Kosovë, 184 persona janë infektuar nga coronavirus, 30 persona janë shëruar, ndërsa gjashtë të tjerë kanë ndërruar jetë.
Lidhur me këtë rast, ka raportuar edhe mediumi prestigjioz AFP, që paraqet një krijimtari të veçantë, për të ndihmuar në luftimin e coronavirusit. /Telegrafi/
VIDEO: A 3D printer manufacturer in Pristina is harnessing its equipment to develop a ventilator to help coronavirus patients. With more than half of the parts made by 3D printers, the model aims to automate the operation of BVM (bag valve mask) in a cheap and controllable way pic.twitter.com/KplQOblE3m
— AFP news agency (@AFP) April 8, 2020