Policia e Kosovës ka realizuar një aksion në disa qytete të ndryshme në vazhdën e luftës kundër kontrabandës dhe korrupsionit.
Në veri të vendit, serbët kanë kundërshtuar veprimin e policisë duke i sulmuar dhe me këtë rast janë lënduar tetë persona.
Sulmi ndaj autoriteteve policore, gazetarëve dhe disa qytetarëve është pasqyruar gjerësisht në disa ndërkombëtare.
“Një serb u qëllua dhe gjashtë policë u plagosën të mërkurën kur policia hodhi gaz lotsjellës për të shpërndarë një turmë që u bë armiqësore pas aksionit policit kundër krimit të organizuar”, shkruan reuters.
“‘Kufiri i kaosit’: Përplasjet mes policisë së Kosovës dhe serbëve etnikë gjatë bastisjeve të kontrabandës”, ka shkruar euronews.
Mediumi gjerman kronenzeitung “Policia kosovare përdori gaz lotsjellës në një operacion kundër kontrabandistëve, sipas informacioneve nga qarqet policore dhe spitalet. Serbët hodhën gurë ndaj oficerëve të policisë. Sipas policisë, tetë persona u arrestuan”.
“Qytetarët e pjesës veriore të Mitrovicës sulmuan dhe gjuajtën me gurë oficerët e policisë, pas së cilës anëtarët e njësisë ndërhyrëse përdorën gaz lotsjellës; gjashtë policë u plagosën në aksioninj kundër kontrabandës”, ka raportuar aljazeerabalkans.
Mediumi francez 20 minutes raporton se “Oficerët e policisë kosovare dhe civilët serbë u plagosën të mërkurën në veri të Kosovës në përleshjet pas operacioneve kundër kontrabandës nga policia kosovare që gjuajtën gaz lotsjellës”.
#Kosovo: Des policiers kosovars et des civils serbes ont été blessés mercredi dans le nord du Kosovo lors de heurts consécutifs à des opérations anti-contrebande de la police kosovare qui a tiré des gaz lacrymogènes. https://t.co/ps9InmZxUE
— 20 minutes (@20minutesOnline) October 13, 2021
AFP ka shkruar se “Disa policë të Kosovës dhe civilë serbë etnikë u plagosën të mërkurën në përleshjet që shpërthyen gjatë bastisjeve që synonin kontrabandistët e mallrave me origjinë serbe në veriun e tensionuar të Kosovës”.
#UPDATE Several Kosovo police officers and ethnic Serb civilians were injured Wednesday in clashes that erupted during raids targeting smugglers of Serbian-origin goods in Kosovo's tense north, officials and police said
Map showing the border between Serbia and Kosovo pic.twitter.com/K8WBSdioVJ
— AFP News Agency (@AFP) October 13, 2021