Telegrafi

Mediat ndërkombëtare komentojnë dukjen e Ritës në Shqipëri

(Foto: Getty Images)

Rita Ora ka mbajtur një koncert madhështor të dielën mbrëma në Tiranë, për të cilin kanë raportuar edhe mediat ndërkombëtare.

Sipas asaj që është deklaruar nga vet këngëtarja, afro 250 mijë njerëz janë mbledhur në kryeqytetin e Shqipërisë për ta ndjekur nga afër performancën e 27-vjeçares.

Daily Mail i është referuar Ritës si ‘britaniko-kosovarja’, ndërsa në artikullin kushtuar performancës së saj në Tiranë, i ka kushtuar më shumë vëmendje dukjes së këngëtares.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Rita Orën

Për shfaqjen e saj në skenë, Rita kishe veshje në formë të brendshmesh me ngjyrë të verdhë. Në këtë mënyrë, ajo ka vënë në pah figurën e saj trupore.

(Foto: Instagram/Rita Ora)

“Autorja e ‘Hot Right Now’ dha maksimumin e saj në skenë derisa interpretonte këngët e saja para një publiku entuziast”, shkruan Daily Mail.

“Rita Ora i ka lënë pa fjalë fansat e saj këtë fundjavë duke performuar vetëm me të brendshme”, kështu e nis artikullin Daily Star.

“Duke ekspozuar më shumë sesa mbulonte, Rita e shndërroi koncertin e saj në një festë për sytë teksa shkaktoi një stuhi”, ka vazhduar Daily Star. /Telegrafi/