Vizita e parë e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Shqipëri, ka zënë hapësirë të veçantë në mediat ndërkombëtare.
Pas arritjes së tij në Tiranë, media të shumta nga e mbarë bota kanë raportuar për samitin për Ukrainën që po mbahet në kryeqytetin shqiptar, transmeton Telegrafi.
Reuters shkruan se “Zelensky arrin në Shqipëri për samitin e Evropës Juglindore”, ku në këtë artikull është theksuar se Kievi po kërkon mbështetjen ndërkombëtare për planin e paqes të Zelenskyt, derisa Rusia është future në vitin e tretë të pushtimit në Ukrainë, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër Associated Press shkruan se “Zelensky do të bashkëpret samitin në Shqipëri duke kërkuar më shumë mbështetje për luftën nga Evropa Juglindore”.
The Guardian raporton se presidenti ukrainas gjatë qëndrimit në Tiranë, do të mbajë takime të dypalëshe me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ndërkaq Daily Mail shkruan se kjo është vizita e parë e Zelenskyt në një vend të Ballkanit, që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë. /Telegrafi/