Rita Ora po konsiderohet si një ndër këngëtaret më të bukura shqiptare.
E mediat kroate sot i kanë kushtuar një artikull bukurisë së këngëtares shqiptare.
Madje, Index.hr ka nisur shkrimin me pyetjen se si është e mundur që prishtinasja të ketë thënë para disa vjetësh se trupin nuk e ka për modele, transmeton Telegrafi.
“Nuk mund të besojmë se si kompleksohej me trupin e saj”, shkruan ndër të tjerash mediat kroate.
Kujtojmë se në një intervistë për mediat amerikane Rita kishte deklaruar se “ende mendoj që nuk e kam trupin e përsosur. Por, unë dua të jem model për miliona fansa dhe dëshiroj të dinë se është e rëndësishme ta duan trupin e tyre dhe punojnë në të”.
Ndryshe, 26-vjeçarja është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshme. /Telegrafi/