Telegrafi

Mediat katalonase: Real Madridi do ta kurdis takimin me Malagan (Foto)

E përditshmja katalonase ‘Sport’ ka akuzuar rëndë Real Madridin.

Sipas kësaj gazete, ndeshja e xhiros së fundit në La Liga do të kurdiset mes Malagas dhe Realit.

E gjithë kjo për ta favorizuar ‘Los Blancos’ në garë për titull të kampionit të Spanjës, transmeton Telegrafi.

Madje, trajneri i Malagas, ish futbollist i Real Madridit, Michel ka pranuar se do të dëshironte madrilenët të shpallet kampion.

Ndryshe, Barcelona dhe Reali ndan kreun e tabelës së ligës elitare spanjolle me nga 78 pikë secila. /Telegrafi/