Site icon Telegrafi

Mediat izraelite e cilësojnë humbjen ndaj Shqipërisë si “Turpërim kombëtar” (Foto)

Mediat izraelite kanë masakruar në komentet e tyre përfaqësuesen e Izraelit për humbjen e rëndë që pësoi në shtëpi me shifrat 3-0 përballë Shqipërisë.

“Kjo është një nga humbjet më turpëruese në historinë e ekipit kombëtar dhe publiku iu përgjigj me vërshëllima”, shkruan “Ynet”.

“Shqiptarët dukeshin më kërkues dhe më të përgatitur për këtë ndeshje.

Kjo ishte mungesë respekti ndaj ‘Sami Ofer’. Ekipi kombëtar ka prekur një nga pikët më të ulëta të historisë së tij”, transmeton PanoramaSport.

Ndërkohë, portali “One” i ka vënë thjesht titullin “Turpërim kombëtar” artikullit për ndeshjen, ku thekson se si Izraeli ishte një skuadër shumë e dobët në fushën e lojës.

Njëkohësisht, e cilëson suksesin shqiptar “një hakmarrje të shërbyer të ftohtë”, që i kushtoi vendin e tretë Izraelit.

Exit mobile version