Nicolo Barella do të fitojë 4.5 milionë euro në vit, por paga e tij do të rritet gradualisht me kalimin e viteve, duke arritur në 6 milionë euro në sezon.
Barella kur erdhi në Inter, kishte në një marrëveshje për pagë prej 2.5 milionë euro në sezon, por sot zyrtarisht ka zgjatur kontratën e tij me kampionët e Serie A deri në qershor 2026.
Italiani ka marrë një rritje page me rinovim dhe do të fitojë 4.5 milionë euro në vit plus bonuset, por paga e tij do të rritet me kalimin e viteve, duke arritur në 6 milionë euro.
✍️ | RINNOVO
L'Inter e #Barella insieme fino al 2026 ⚫🔵👉 https://t.co/rTmXVKBtzg #Barella2026 pic.twitter.com/l2BixLT2zY
— Inter ⭐⭐ (@Inter) November 5, 2021
Barella, 24 vjeç, iu bashkua Interit nga Cagliari fillimisht si huazimi në vitin 2019, por pas një viti Nerazzurrët e blen kartonin e tij.
Inter investoi 44 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij.
Barella bëri debutimin e tij me Kombëtaren e Italisë në vitin 2018 dhe që atëherë ai ka shënuar 7 gola në 33 paraqitje me Azzurrët. /Telegrafi/