Telegrafi

Mediat italiane: Ndërhyrja e Mendyt në Hakimin ishte e palejuar, duhej anuluar goli i Benzemas

(Foto: Screenshot/Twitter/YouTube)

Mediat italiane pohojnë se goli i Karim Benzemas kundër Interit është dashur të anulohej për shkak të ndërhyrjes së Ferland Mendy në Achraf Hakimin.

Los Blancos fituan me rezultat 3-2 kundër Nerazzurrëve, ndërsa goli i parë i Mbretërve erdhi nga një situatë e dyshimtë, për të cilën mediat në Itali konsiderojnë se ishte ndërhyrje e palejuar.

“Gabimi i Achraf Hakimit është serioz, mirëpo megjithatë mbikëqyrja e (gjyqtarit Clement) Turpin është e parëndësishme. Gjyqtari francez nuk e sheh ndërhyrjen e gabuar të Mendyt në marokenin. Lojtari i Real Madridit ia ka të dyja duart mbi shpinën e interistit dhe e shtyn para se ta godasë topin në mënyrë të pakuptueshme. Asistenti Gringore është shumë afër, e shikon duelin, por nuk e raporton parregullsinë dhe Benzema e falënderon. Një gabim i madh”, shkruan La Gazzetta dello Sport.

Tuttosport dhe Il Corriere dello Sport njëherësh vënë në pah gabimin e aluduar të Turpin.

Lexo po ashtu Real Madridi kalon në epërsi: Gabim në mbrojtjen e Interit, Benzema nuk fal

“Gabimi i Hakimit është i dukshëm. Megjithatë, anësori i Nerazzurrëve mund të arsyetohet sepse është shtyrë me dy duart nga Mendy. Ishte një ndërhyrje vendimtare”, shkruan Corsport. /Telegrafi/