Telegrafi

Mediat italiane e vlerësojnë lartë paraqitjen e Gjimshitit

Berat Gjimshiti ishte lojtari më i mirë në fushë në ndeshjen e fituar 1-0 nga Avelino në fushën e Pisës së Rei Manajt, Edgar Çanit dhe Samir Ujkanit.

Mediat italiane e kanë vlerësuar qendërmbrojtësin e Kombëtares shqiptare me notën 7, më e larta e takimit.

“Nuk humb asnjë dyluftim, luan me qetësi dhe zgjuarsi. Sot ishte ndër më të mirët”, shkruan portali sportiv “Tuttomercatoweb.com” në komentin për 24-vjeçarin e lindur në Zyrih.

Ndërkaq, në kampin e të humburve, portieri Ujkani u vlerësua me notën 5.5 “Kapet në befasi te goli i pësuar, kur Laverone ia fut topin mes këmbëve”.

Nota 5 për Rei Manajn, me arsyetimin “Përpiqet të krijojë rrezikshmëri duke u përballur me qendërmbrojtësit kundërshtarë, por në fakt nuk gjuan asnjëherë në portë”. /Telegrafi/