Site icon Telegrafi

Mediat greke presin përgjigje pozitive të Zaevit, për çështjen e emrit

Mediat greke presin një përgjigje pozitive nga ana e Zoran Zaevit, në lidhje me telefonatën që duhet të ndodh ndërmjet tij dhe homologut grek, Alexis Tsipras.

Bazuar në të dhënat e tyre, dhe në ato që shkruhet në Maqedoni, mediat greke parashohin që telefonata të ndodh në ditët në vijim, dhe se në pyetje janë orë, apo ditë për të marr fund çështja afatgjate e emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë.

Sipas tyre, çështja erga omnes është pika kyçe, ku pritet që Zaevi të pajtohet, kurse si propozim më të mundshëm e konsiderojnë emrin “Maqedonia Veriore”./Telegrafi/

Exit mobile version