Site icon Telegrafi

Mediat greke e komentojnë intervistën e Kryeministrit Zaev, për agjencinë AIM

Sipas korrespondentit të AIM-ës në Athinë, agjencia greke e lajmeve ANA-MPA transmeton pikëpamjet e kryeministrit Zaev lidhur me bisedimet për emrin, anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe një takim të mundshëm me Alexis Tsipras.

ANA-MPA në fillim të tekstit të titulluar “Zaev: IRJM nuk mund të integrohet në NATO nëse mosmarrëveshja për emrin nuk është zgjidhur”, është shkruar se kryeministri “përjashtoi mundësinë e anëtarësimit të vendit të tij në NATO nëse më parë nuk zgjidhet çështja e emrit”, shkruajnë Telegrafi Maqedoni.

“Zoran Zaev vlerësoi se në takimin e fundit të mbajtur në Vjenë më 30 mars, ministrat e jashtëm të Greqisë dhe IRJM-së, kanë bërë përparim të rëndësishëm në negociatat për gjetjen e një zgjidhjeje të çështjes së emrit dhe vlerësoi se në takimin e ri që ministrat e Punëve të Jashtme të të dyja vendeve në Ohër më 12 prill, do të mund të ketë zhvillime pozitive që mund të dërgojnë në takimin të ri, të tij me Kryeministrin e Greqisë, Alexis Tsipras, njoftoi agjencia greke e lajmeve.

Teksti i ANA-MPA, i botuar këtë pasdite, u botua gati në të gjitha botimet elektronike të mediave greke, por pa analiza apo komente të mëtejshme. /Telegrafi/

Exit mobile version