Telegrafi

Mediat greke nxjerrin vendimin e qeverisë së Mitsotakis: Nuk mbështesim Shqipërinë për hapjen e negociatave

Kryeministri i Greqisë, Kiriakos Mitsotakis, në një konferencë për mediet ka bërë me dije se vendi i tij nuk do mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së.

Ka qenë gazeta greke Kathimerini, ajo që ka publikuar qëndrimin e Mitsotakis, e cila në një mesazh në rrjetet Twitter, shkruan së Greqia është kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë.

“Mitsotakis thotë se Greqia nuk do të mbështesë bisedimet e pranimit me Shqipërinë derisa të tregojë një ndryshim ‘të prekshëm’ në trajtimin ndaj pakicës etnike”, shkruhet në mesazh. /Sot/