Nëse kryeministrat e Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras në bisedën e tyre telefonike në ditën e ardhshme arrijnë deri tek zgjidhja për emrin dhe caktojnë takim në Prespë për zyrtarizimin e marrëveshjes, pastaj do të vijojnë disa faza deri tek ratifikimi në Kuvend në të dyja shtetet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Një pjesë e mediave greke, në mes të cilave “Skay”, i ka shpalosur hapat deri tek finalizimi i marrëveshjes. Emri, që kur do të mbarojnë bisedimet e grupeve të ekspertëve për pyetjet teknike dhe drejtësisë, do të vijojnë bisedat telefonike të Zaev dhe Tsipras, ku sipas televizionit shtetëror “ERT”, do ta realizojnë të enjten ose të premten.
Televizioni grek “Sky” deklaroi se çështja erga omnes edhe më tej është dallimi në mes pozicioneve të të dyja vendeve.
Sipas “Sky” në Prespë do të nënshkruheshte marrëveshja e arritur mes palëve dhe do të kalonte nëpër një proces të disa fazave.
“Hapi i parë kryeministri Zaev ta dërgoj marrëveshjen në Kuvendin e Maqedonisë, por jo me shumicë të zgjeruar.
“Që kur marrëveshja të marr dritë të gjelbërt nga deputetët e Maqedonisë, Greqia në mënyrë të shkruar do ta lajmërojë NATO se miraton hyrje të Maqedonisë në Aleancën Veri-atlantike, por me kusht që të ketë revizion kushtetues.
Sipas mediave greke zgjidhja do të jetë me emër nga këto tri propozime të Nimetz: “”Republika e Re Maqedonisë”, Republika Veriore e Maqedonisë” dhe “Republika e Epërme e Maqedonisë”. /Telegrafi/