Fillimi i Samiti të Berlinit është bërë temë e analizës nga mediat gjermane. Me analiza të ndryshme për gjendjen e Ballkanit Perëndimor, ata komentojnë për gatishmërinë e përafrimit drejtë BE-së, raporton “Deutsche Welle”.
Sipas të përditshmes “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Maqedonia e Veriut është i vetmi vend nga Ballkani Perëndimor që meriton të shpërblehet me datë për fillim të bisedimeve me BE-në.
“Vendet e rajonit edhe më tej meritojnë përkrahjen, por përafrimi i mëtejshëm drejt BE-së për momentin do të ishte sinjal i gabuar. Me një përjashtim, Maqedonia e Veriut ka një Qeveri të orientuar drejt reformave, që bëri kompromise të guximshme për ëndrrën Evropë, duke ndryshuar emrin e vet që të tejkalojë kontestin me anëtaren e BE-së, Greqinë. Fillimi i bisedimeve do të jetë pranim për guximin e madh. Se ku do të përfundojnë ato bisedime do të tregojë koha. Natyrisht do të zgjasin me vite”, shkruan gazeta.
Kurse javorja “Welt” shkruan se Merkel planifikon t’i bëjë trysni Macronit për bisedimet me BE-në. Sipas tyre, Merkel dëshiron që me çdo kusht ta bind Makron që Maqedonisë së Veriut t’i jepet mundësi në qershor të fillojë bisedimet me BE-në.
“Merkel dëshiron ta shpërblejë Maqedoninë e Veriut dhe angazhimin e vet te kontesti për emrin me fillim të bisedimeve me BE-në. Macron, i cili më shumë është i interesuar në përafrimin se sa zgjerimin e BE-së, nuk e dëshiron këtë. Por, kompromisi është i mundshëm: Merkel premton se fuqishëm do të përpiqet te Macron për fillim të shpejtë të bisedimeve, ndërsa Maqedonia e Veriut med urim do të presë deri pas zgjedhjeve në Kuvendin Evropian, që Macron të shpëtojë”, shkruan “Welt”.
Më tej sipas “Zideutsche Zeitung”, të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet që t’u jepet perspektivë për anëtarësim në BE./Shenja/