Telegrafi

Mediat gjermane indiferente për transferimin e Xhakës, ja reagimi i tyre

Mediat në Gjermani dhe në përgjithësi opinioni sportiv gjerman i ka qëndruar indiferent transferimit të Granit Xhakës te Arsenali.

Duket se në Gjermani nuk është pritur fare mirë kalimi i Xhakës në Ligën Premier.

Kështu, gazeta më e madhe gjermanë Bild në versionin online të saj nuk shkruan asnjë fjalë të vetme për kompletimin e transferimit të Granit Xhakës te Arsenali.

Hapësirë të vogël i jep gazeta sportive Kicker, e cila e përshkruan kalimin e Xhakës te Arsenali një përpjekje për të fituar titullin me klubin londinez.

Granit Xhaka ishte një prej yjeve të Bundesligas në vitet e fundit dhe natyrisht se largimi i tij nuk i ka pëlqyer opinionit sportiv gjerman. /Telegrafi/