Telegrafi

Mediat gjermane: Arsenal nis bisedimet me Valencian për Mustafin

Arsenal ka hyrë në bisedime për të transferuar mbrojtësin e Valencia-s Shkodran Mustafi, sipas Sky Germany.

Por bëhet e ditur se akoma nuk është bërë një ofertë zyrtare drejt klubit spanjoll.

Mustafi ka një klauzolë 50 milionë euro, por Sky Germany mendon se Arsenal mund ta marrë me një shumë të përgjysmuar duke futur edhe bonuse të ndryshme.

Mustafi iu bashkua shokëve të ekipit te Valencia për të parën herë ditën e enjte, pas pushimeve që mori pasi përfundoi Euro 2016 dhe përfaqësuesit e tij priten të udhëtojnë për në Spanjë për të diskutuar shumën e transferimit.

Lexo po ashtu Këtu mund ti lexoni të gjitha lajmet më të fundit rreth transferimeve

Trajneri i Arsenal Arsene Wenger pranoi javën e kaluar se kishte nevojë për një tjetër qendërmbrojtës, megjithëse ka transferuar Rob Holding nga Bolton, për shkak të një dëmtimi të gjatë të Mertesacker.

Ish-mbrojtësi i Everton Mustafi ka dy vite te Valencia pasi u transferua nga Sampdoria dhe ka kryer 60 ndeshje në La Liga. Ai gjithashtu ka 12 ndeshje me Gjermaninë, dhe impresionoi me paraqitjen e tij në Francë 2016. Mustafi është një lojtar i akademisë së Everton por nuk arriti të çante në ekipin e parë dhe u largua në 2012.