Rashel Kolaneci është fotomodele, prezantuese televizive dhe kikboksiere nga qyteti i Vlorës në Shqipëri – shkruan portali boshnjak, Klix.
Me fotomodelizëm filloi të merrej pasi një shoqe e saj kishte hapur një butik për fustane, derisa sporti është dashuria e saj e parë, vazhdon artikulli për bukuroshen.
Rashel këtë vit ka mbushur 18 vjet, ndërsa në vendin e saj njihet për bukurinë, për të cilën pohon se është dhuratë e natyrës.
“Dy kirurgët që janë meritorë për ijët dhe buzët e mia, janë babai dhe nëna ime”, ka thënë Kolaneci.
Shqiptarja e re e kalon kohën e lirë në palestër duke u përkujdesur për trupin e saj.
Në galerinë e mëposhtme jua sjellim disa prej fotografive që i ka zgjedhur portali boshnjak. /Telegrafi/