Site icon Telegrafi

Mediat e rajonit shkruajnë për dhunën në Gjilan

Incidenti mes Gjilanit dhe Ballkanit në kuadër të javës së 27-të në BKT Superligën e Kosovës ka bërë jehonë në mediat rajonit.

Mediumi kroat “index.hr” raporton për dhunën që shkaktuan tifozët e skuadrës gjilanase në portierin e asaj të Therandës, Stivi Frashëri.

“Tifozët ndërpresin ndeshjen në Kosovë. Portieri pas goditjes përfundoi në spital”, është titulli i tyre, derisa në raport përshkruajë në mënyrë kronologjike ngjarjen.

Lexo po ashtu Dalin pamjet nga gjendja e portierit që u godit me shkelm në kokë nga tifozët e Gjilanit

Ky incident nuk kishte se si të mos raportohej edhe në mediat në Shqipëri, pasi Frashëri në të kaluarën ka luajtur për Teutën, e që ishte edhe kampion.

Gjilani ka dalë pak çaste më parë me një njoftim zyrtar, duke thënë se komisioni i garave do të marrë vendim zyrtar se çfarë do të ndodhë me ndeshjen e papërfunduar.

Në një skenar më të keq, skuadra gjilanase mund të humbë ndeshjen me rezultat zyrtar 3-0, ndërsa në të mirin mund të vazhdohet ndeshja nga minuta kur është ndërprerë. /Telegrafi/

Exit mobile version