Site icon Telegrafi

Mediat e rajonit për bukuroshen shqiptare: Dominuesja Iris Shala nga Prishtina (Foto)

Shqiptarja e bukur, Iris Shala, ka lindur më 5 gusht të vitit 1990 në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës, ndërsa tash jeton në Austri. Kështu e nis portali boshnjak, Klix, artikullin kushtuar bukuroshes shqiptare.

Ajo merret me aktrim dhe fitnes, ndërsa shumë shpesh pozon edhe si modele, shkruan më tej.

Fama e saj i ka kaluar kufijtë shqiptarë.

Përfaqësimi i saj i parë konkurrues ishte në sezonin e dytë të ‘Austria’s Next Topmodel’ në vitin 2011, ndërsa ka luajtur edhe në telenovelën “Anna und die Liebe”.

Lexo po ashtu Modelja shqiptare pozon përsëri për Playboy (Foto, +18)

Vendqëndrimi i saj është në Graz, ndërsa për shkak të punës, shpesh qëndron në Berlin – thuhet në fund të shkrimit për Irisin, të cilës i kanë përzgjedhur edhe fotografitë e mëposhtme.

Ndryshe, bukuroshja shqiptare njihet si aktore dhe modele që vepron jashtë vendit, ndërsa është mbesa e aktorit të madh, Abdurrahman Shala. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version