Analisti Imer Mushkolaj ka deklaruar se i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, po ndjek trendin e partisë në qeverisje në raport me deklaratat për mediat dhe analistët.
“Albin Kurti nuk e bën dot Kosovën shtet evropian. Ai, grupi i tij ideologjik nga Tirana, analistët e paguar e mediat e pushtetit janë në misionin e tyre ultim të përplasjes përfundimtare të shtetit”, kishte shkruar Abdixhiku.
Sipas analistit, Imer Mushkolaj, pjesa e deklaratës së të parit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për “analistë të paguar dhe media të pushtetit” është gjuhë e “që përdorin eksponentët e LVV-së”.
Mushkolaj ka theksuar se edhe nëse ka analit të paguar dhe media të pushteti, Abdixhiku nuk ka punë me ta, por, me qeverinë.
“Sidomos te ajo pjesa e analistëve dhe mediave të paguara. Mua me vjen keq që zoti Abdixhiku po përdor gjuhë te eksponentëve të VV-së, për shkak se kështu thonë ata kur nuk ju pëlqen diçka. Ata thonë mediat e pagune dhe analistët e pagunë. Në ketë rast nuk e di cila media të pushtetit. Nuk e di që ka pasur ndonjëherë që ka pasur media kritike ndaj qeverisë”.
“Dhe ndaj nëse ndonjë analistë i mbështet qëndrimet e qeverisë është legjitime. Po, për mu është problematike që kjo logjike e mendimit vihet në gojën e njërit prej kryetarëve të opozitës dhe paraqitet si e tillë dhe për mua është shumë problem që Lumir Abdixhiku po mendojka kështu duke përdorur temin media te pushtetit dhe analistë të paguar. Ai nuk ka punë me këta, ai ka punë me Qeverinë dhe duhet të ketë punë me qeverinë”, ka thënë Mushkolaj në “Debat Plus”.