Këngëtaret shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe Rita Ora, mbrëmë (e hënë) ishin prezente në evenimentin më të rëndësishëm të modës MET GALA 2019.
Të famshmit duhet t’i përshtateshin temës së kësaj ngjarjeje duke u veshur në mënyrën se si ata e kanë caktuar.
Rita Ora ishte shfaqur me një fustan ngjyrë ari më mëngë të gjata kurse Dua Lipa u shfaq me një fustan unik shumëngjyrësh.
23-vjeçarja rrëmbeu vëmendjen e mediave të huaja, për të cilën gazeta amerikane, Teen Vogue, ka shkruar se i është përshtatur eventit dhe e kanë cilësuar si të veshurën më mirë.
Vlen të ceket se kjo është hera e parë që Lipa merr pjesë në këtë ngjarje të organizuar nga revista Vogue.
Dua ishte e shoqëruar nga i dashuri i saj, Isaac Carew, i cili po ashtu shkëlqeu pranë këngëtares shqiptare. /Telegrafi/