Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, pritet të luajë me formacionin 4-3-3 kundër Bayern Munichut, bëjnë të ditur mediat italiane.
Bianconerët ndodhen në Gjermani për ndeshjen kthyese të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve, ndërsa në duelin e parë në Torino barazuan me rezultat 2-2.
Mungesa e Giorgio Chiellinit ia pamundëson trajnerit të luajë me formacionin 3-5-2, ashtu që TuttoJuve raporton se në stërvitje është provuar sistemi 4-3-3.
Gjithmonë sipas këtij njoftimi, transmeton Telegrafi, Leonardo Bonucci dhe Andrea Barzagli do të luajnë si qendërsulmues, ndërsa Patrice Evra është preferuar para Alex Sandros si mbrojtës i majtë. Në krahun e djathtë të mbrojtjes do të angazhohet Stephan Lichtsteiner.
Mungesa e Claudio Marchisios do të thotë se Hernanes luan në mesfushë, së bashku me Sami Khediran dhe Paul Pogban.
Përkundër se nuk është riaftësuar sa duhet, Mario Mandzukic do të preferohet në sulm me Alvaro Moratan, derisa në fazën ofensive do të angazhohet edhe Juan Cuadrado. /Telegrafi/