Gazeta daneze, Ekstra Bladet, raporton se Interi është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me Tottenham Hotspurin për transferimin e Christian Eriksenit.
Mesfushori i Spursave do të jetë lojtar i lirë nga fundi i qershorit, prandaj klubi anglez dëshiron të përfitojë nga shitja e tij.
Në bazë të njoftimeve nga Danimarka, Interi dhe Tottenhami mund të arrijnë marrëveshje për Eriksesin në vlerë prej 20 deri në 23 milionë euro.
Kërkesën për transferimin e mesfushorit në janar e ka bërë trajneri i Nerazzurrëve, Antonio Conte, i cili është i vendosur që t’i marrë titullin Juventusit këtë sezon.
Kujtojmë që zikaltrit dështuan ta transferojnë Dejan Kulusevskin këtë javë, pasi ai do t’i bashkohet Juves nga sezoni i ardhshëm. /Telegrafi/