Duke ndjekur gjurmët e Rita Orës, Dua Lipa po e vendos Prishtinën në hartën e pop muzikës.
Para se të bëhet këngëtare, Dua ka punuar në një klub nate në Londër.
Kështu e nis një shkrim gazeta prestigjioze britanike “The Times”, e cila i referohet sukseseve të këngëtares së hitit “be The One”, transmeton Telegrafi.
Ndër të tjerash revista raporton se Kosova po bëhet qendër e talenteve të muzikës pop duke ju referuar edhe Era Istrefit dhe Ritës.
Edhe në të kaluarën mediat angleze kanë shkruar për Lipën, e cila po vazhdon të krijojë karrierë në Britani të Madhe.
Së fundi, Dua publikojë klipin e ri në bashkëpunim me Martin Garrixin “Scared To Be Lonely”. /Telegrafi/