Telegrafi

Mediat britanike publikojnë pamjet – tregojnë një “përplasje” ndërmjet një hebreu dhe myslimani në metronë e Londrës

Në disa pamje të publikuara nga mediat britanike thuhet se tregohet momenti kur një hebreu iu tha se feja e tij po ‘vret myslimanët’ ndërsa ishte në metronë e Londrës.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, kjo ngjarje ndodhi të enjten dhe pamjet janë shpërndarë nga Fushata Kundër Antisemitizmit.

Siç thuhet më tej, hebreu, i cili po regjistronte ndërveprimin, pyet pse pasagjeri po e shikon pasi ai largohet nga një ulëse e zbrazët për t’u ulur përballë tij.

Dhe në një moment, teksa hebreu e pyet se pse po e shikon, pasagjeri thuhet se i është përgjigjur: ‘Feja juaj vret myslimanët, prandaj’.

Pas incidentit, Policia Britanike e Transportit konfirmoi se po hetonte incidentin. /Telegrafi/