Telegrafi

Mediat britanike publikojnë një dokument: Vitin e kaluar kishte një paralajmërim për rreziqet e pandemisë së coronavirusit

Autoritetet e larta britanike u paralajmëruan për rrezikun e coronavirusit vitin e kaluar dhe u ishte thënë atyre që të depozitojnë pajisje mbrojtëse personale, ka zbuluar një dokument i rrjedhur nga mediat britanike.

Dokumenti i detajuar i Zyrës së Kabinetit pretendoi se një pandemi mund të kushtojë dhjetëra mijëra jetë dhe kërkoi “kapacitete shtesë” për ta mbajtur kombin të sigurt.

I publikuar nga The Guardian, përcjell Telegrafi, dokumenti zbulon se Qeverisë iu tha që të grumbullojë pajisje mbrojtëse personale, të vendosë gjurmimin e kontaktit dhe të hartojë plane për të menaxhuar një rritje të vdekjeve.

Qeveria u paralajmërua gjithashtu të bënte plane për të ndihmuar britanikët jashtë vendit, duke i rikthyer ata si përparësi.

Një nga ata që u nënshkrua në “Vlerësimin e Riskut të Sigurisë Kombëtare të vitit 2019” ishte Sir Patrick Vallance, këshilltari kryesor shkencor i Qeverisë.

Dhe sipas medieve britanike, përcjell Telegrafi, dokumenti thoshte:

Një dokument i tillë publikohet ndërsa numri i vdekjeve në spitalet e Mbretërisë së Bashkuar nga coronavirusi shkon drejt 20,000.

Gjithsesi, sipas The Sun, është e paqartë nëse Theresa May apo Boris Johnson ishin Kryeministër kur dokumenti u paraqit.

Por siç thuhet më tej, në më shumë se 600 faqe, aty përmendet në mënyrë specifike një shpërthim i coronavirusit duke përmendur Sars dhe Mers. /Telegrafi/