Site icon Telegrafi

Mediat britanike lëvdojnë albumin e Dua Lipës

Ajo nisi karrierën para dy vitesh, sot është superyll botëror.

Pas asaj që u duk një pritje e përjetshme, albumi i parë i Dua Lipës është hedhur në treg, e ashtu si titullohet një prej hiteve të saj, “Blow Your Mind”, premton t’jua marrë mendjen.

Mediat britanike nuk ja kursejnë lëvdatat këngëtares se talentuar shqiptaro-britanike, albumi i së cilës ka qenë i shumëpritur nga adhuruesit. Edhe pse ishte parashikuar të publikohej më herët, vonesa është më se e justifikuar.

Lexo po ashtu Nuk po mund t'iu beson syve, Dua Lipa në vend të parë në toplistat britanike (Foto)

Siç kishte premtuar 21-vjeçarja, albumi debutues i quajtur thjesht “Dua Lipa” përfshin bashkëpunime tepër të arrira me artistë të tillë si Miguel dhe Chris Martin, ndërsa repertori është gjithçka tjetër përveçse i mërzitshëm, transmeton Top Channel.

Duke kujtuar se disa prej hiteve të saj, si “Be the One” apo “Hoter than Hell”, kanë prekur majat e klasifikimeve britanike duke lënë pas në disa raste edhe Drake apo Ed Sheeran, mediat paralajmërojnë se albumi mund të shndërrohet në një prej më të suksesshmeve të sezonit veror.

I regjistruar mes Londrës, Los Angelesit, Torontos dhe Nju Jorkut albumi përmban 12 këngë. Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Dua tha se ky ishte një moment shumë i veçantë për të dhe se ndihej krenare për atë që kishte arritur.

Exit mobile version