Afati kalimtar në Ligën Premier javën e kaluar, por shumë gazeta të përditshme britanike e shohin ende mundësinë që Paul Pogba të largohet nga Manchester United drejt Real Madridit.
Mirror në faqen e parë e mban titullin “Pogba: Pyetja 150 milionë”, që i bie se Ed Woodward do të konsiderojë ofertat për yllin francez që nisin nga 160 milionë euro.
Edhe Star Sport shkruan: “Gati për ta hequr”, duke iu referuar fanellës.
Real Madrid është aktualisht i lidhur me sulmuesin e PSG, Neymar dhe blerja e brazilianit do të ishte një nënshkrim i madh për klubin.
Por për Zinedine Zidanen, objektivi kryesor mbetet Paul Pogba.
Bilanci aktual bankar i Real Madridit pas blerjeve të verës është minus 170 milionë euro, dhe klubit i duhen 100 milionë euro shitje.
Këto para kërkohen të nxirren me shitjet e Gareth Bale, James Rodriguez dhe Marianos.
Pogba mbetet ëndrra e madhe e Real Madridit dhe përderisa afati në Spanjë është ende i hapur, një ‘goditje’ e madhe mund të bëhet. /Telegrafi/